Kurti: Hashim Thaçi me stafin e tij nuk e ka lexuar mjaftueshëm aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ose mbase nuk e kanë kuptuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një konference tha se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me stafin e tij nuk e ka lexuar mjaftueshëm aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ose mbase nuk e kanë kuptuar.

” Veprimet e presidentit të Republikës, tregojnë se ai dhe stafi i tij nuk e kanë lexuar mjaftueshëm dhe me kujdes aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ose edhe mbase nuk i kanë kuptuar ku i dihet. Presidenti sot ka mbajtur takim me të gjitha partitë politike me qëllim të qeverisë së re, por nuk është në kompetencën e presidentit të Republikës së Kosovës. Çfarë rendi kushtetues paskemi ne nese i pyetim partitë për krijimin e qeverisë”, tha Kurti.

Kurti gjithashtu tha se presidenti po luan rolin politik edhe pse detyra e tij është të jetë pasiv në politikë ai është aktivizuar.

“Presidentit nuk i krijohet hapësirë që të luaj rolin e akterit politik, ai është figurë pasive e jo aktive. Presidenti si organ kushtetues, i jep të drejtën vetëm një detyrë presidentit, të shpërndajë kuvendin sipas nenit 82, pika 2.”, tha Kurti.