Kurti heq dorë nga Ministria e Brendshme, fton LDK-në t’i japë propozimet për ministra

Albin Kurti para se të mandatohet nga Presidenti Hashim Thaci për ta krijuar Qeverinë ka bërë publike propozimet për pesë ministra nga Lëvizja Vetëvendosje dhe zëvendëskryeministrit të dytë.

Nga videomesazhi i tij shihet se ai ka hequr dorë Ministria e Brendshme, duke e ftuar LDK-në që t’i japë propozimet e ministrave nga ana e tyre në mënyrë që të formohet Qeveria e re, njofton Klan Kosova.