Muja shpjegon pse VV Asociacionin dikur e quante Zajednicë

Deputeti i VV-së Armend Muja është duke diskutuar në T7 për Draft-Statutin e Asociacionit.

Ai e shpjegoi edhe pse dikur Asociacioni quhej Zajednicë nga VV-ja.

“Zajednicë, kur Vetëvendosje i thotë Zajednicë, e ka kuptimin që ajo Zajednicë e ka një nivel të tretë të qeverisjes dhe ka kompetenca ekzekutive. Sepse fakti që Kushtetuta e Kosovës mbështetet në masë të madhe tek plani i Ahtisarit, veçse Kushtetuta e Kosovës është pranu që the super Komuna e Mitrovicës Veriore, ku ka kompetenca të gjera në arsim, primar, sekondar e terciar. Dhe kompetenca të gjera në shëndetësi, kështu që nuk është gjë e re për komunën e Mitrovicës me pas kështu”, tha ai në Pressing, duke diskutuar për Asociacionin.

“Ajo çfarë është e re dhe ka qenë devijim nga plani i Ahtisarit ka qenë marrëveshja e vitit 2013. Po ma e keqe nga të gjitha është marrëveshja mbi parimet e vitit 2015”.