Kurti: I thashë Borrellit do ta kuptoja nëse protestuesit janë paqësorë, por jo banda kriminale që bërtasin “ubi, ubi”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë Forumit për Sigurinë që po mbahet në Bratisllavë, deklaroi nga ajo çfarë tha prej takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Kurti deklaroi se i ka thënë Borrellit që do ta mirëkuptonte protestën paqësore por jo, siç tha ai, grupe kriminale që bërtasin “ubi, ubi” apo në shqip “vraj, vraj”, shkruan Gazeta Insajderi.

“Natyrisht, mandati i [kryetarët e komunave veriore] tyre është dy vjeçar. Unë po diskutoja tani me Borrelin duke thënë se thelbësisht, nëse ata do të kishin protestë paqësore, do të kisha mirëkuptimin tim. Por jo mirëkuptim për grupe kriminale që thërrasin “ubi ubi” që në serbisht do të thotë “vrit, vrit””, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Përderisa ka kjo turmë e dhunshme jashtë që kërcënon se do të sulmojë, bën grafite me shkronjën “Z” që tregon admirim për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe gjithashtu disa prej tyre janë policë të Serbisë, ne duhet të kemi Policinë e Kosovës atje. Ata janë të orientuar nga perëndimi. Ata i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga Policia e Kosovës”, deklaroi më tej ai.