Kurti ideon dy ekipe negocimi për dialogun me Serbinë

0
204

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmes një bisede telefonike e ka njoftuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Siguri e Politikë, Josep Borrell, për masat që janë marrë rreth mbrojtjes nga koronavirusi dhe ato rreth dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka bërë të ditur se në dialog do të përfshihen dy ekipe: një politike dhe profesionale.

“Në temën e dialogut të ardhshëm me Serbinë, kryeministri Kurti e njoftoi z. Borrell me përgatitjet e tij, duke theksuar dy ekipet e dialogut të Kosovës: njëri politik-përfaqësues kurse tjetri këshillues-profesional. Ekipi i parë do të kryesohej nga Kryeministri dhe do të përbëhej nga 10 anëtarë gjithsej: Kryeministri, Presidenti, Kryetarja e Kuvendit dhe nga një anëtar i secilës parti parlamentare: LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas komunikatës, Borrelli idenë e kryeministrit Kurti e ka mirëpritur.

“Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, Kryeministri Kurti do të vendosë së shpejti”, thuhet më tej në komunikatë.