Kurti për Gjykatën Speciale: Është e imponuar, UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në një konferencë për media në Tiranë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se kjo gjykatë është e imponuar dhe është një etnike.

“Gjykata Speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë dhe është gjykatë një etnike. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së do të kemi një sistem të ri të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtoj me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”, tha Kurti.