Kurti komenton deklaratat e Mustafës: Asgjë të re nuk tha

Albin Kurti thotë se nga deklaratat e Isa Mustafës nuk ka dëgjuar asgjë të re. Derisa nuk komenton se a do të ketë marrëveshje mes dy subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se nga deklaratat e Isa Mustafës dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk është që ka dëgjuar dicka të re, përpos atyre që kanë qenë të njohura për të.

Kurti këto komente i bëri në ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave dhe bizneseve në Kosovë dhe diasporë.

Ai madje u pa së bashku në një tavolinë me rivalen e tij të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vjosa Osmani