Një person vdes në një pishinë në Istog, trupi i tij dërgohet për obduksion

Një qytetar sa ishte në pishinën e Banjës së Pejës ka kërkuar ndihmë, e cila i është ofruar nga shpëtimtari i pishinës, e që më pas është dërguar në spital, por që i njëjti nuk arriti të mbijetojë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Njoftimi:

HETIM I VDEKJES

Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lini një Përgjigje