Kurti kujton masakrën në Abri të Drenicës: Të trajtohen me seriozitet maksimal krimet e kryera gjatë luftës

Sot shënon 25 vjetori i Masakrës në Abri të Epërme të Drenicës.

Këtë ditë e ka kujtuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeҫ”, ka thënë Kurti përmes një postimi.

Më tutje ai tregoi se si Sajfulla Mulliqi akoma pa i mbushur 17 vjet e kishte shitur lopën e tij dhe kishte blerë armë për t’iu bashkuar UÇK-së, por në gusht të ’98-tës kishte rënë dëshmorë.

“Për këto dy masakra nuk ka asnjë të akuzuar e as të dënuar deri më sot. Kodi i Procedurës Penale, me ndryshimet në 2019 dhe 2022, u jep mundësinë prokurorëve tanë për gjykim në mungesë të kriminelëve serbë të luftës. Që të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë të ballafaqohen me drejtësinë dhe ta marrin dënimin e merituar” shtoi ai.

“Andaj sërish i bëjmë thirrje Prokurorisë së Shtetit t’i trajtojnë me seriozitetin maksimal rastet e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, theksoi Kurti.

Lini një Përgjigje