Kurti: Me Ramën folëm më shumë për Makro-Shengenin Shqiptar sesa Mini-Shengenin Ballkanik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende nuk ka qëndrim për çështjen e Mini-Shengenit Ballkanik dhe nuk tregoi nëse Kosova do të jetë pjesëmarrëse.

“Ky ishte takimi ynë i parë ka edhe shuma tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen. Mund të them se e trajtuam këtë çështje, por shkurt. Meqenëse takimi ynë i parë ishte për Makro Shengenin Shqiptar sesa për Mini-Shengenin Ballkanik”.

Ndërkaq, për takimet mes dy qeverive shqiptare, Kurti tha se ka vullnet dhe plane për zbatueshmërinë e plotë të marrëveshjeve aktuale dhe krijimit të marrëveshjeve të reja.

“Ne jemi kryeministra që shprehim vullnetin dhe planet, ndërsa parashikimet le t’i bjënë të tjerët. Ekziston vullneti dhe plani. Komisioni Ndërshtetëror do të trajtojë edhe zbatueshmërinë e plotë të marrëveshjeve”.