Azem Kurtaj do të mbrohet pa pagesë nga shoqëria e avokatisë Kërveshi&Partners

Shoqëria e avokatisë, Kërveshi&Partners, kanë bërë të ditur se kanë marrë në mbrojtjes rastin e Azem Kurtaj, i cili është i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Nga kjo shoqëri kanë thënë se përfaqësimin e Kurtaj do ta bëjnë pa pagesë.

“Ju njoftojmë se jemi autorizuar nga familjari i z. Azem Kurtaj për përfaqësimin e tij në procedurë penale. Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pa mundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër z. Kurtaj siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërhyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrojtjen e z Kurtaj. Përfaqësimi jonë për z. Kurtaj të jetë pa pagesë!”, thuhet në njoftim.

Shoqëria e avokatisë Kërveshi&Partners kanë bërë të ditur se në ekipin e tyre mbrojtës është edhe avokati nga Ferizaj, Naim Ferati.

“Në ekipin e mbrojtjes do të jetë edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lartë besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, thuhet në përfundim të njoftimit.