Kurti në 13:30 del në konferencë për media

Kryeminsitri i shkarkuar Albin Kurti do të dalë në një konferencë për media në orën 13:30.

Sipas njoftimit të zyres së tij, në konferencë do të jetë edhe Nenad Rashiq, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Mbetet të shihet nëse Kurti do ta shkarkojë Rashiqin pasi ndaj të njëjtit është ngritur aktakzuë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.