Kurti në Onkologji, nuk flet për çështje politike: Në Qeveri jam i gatshëm të përgjigjem

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti nga Klinika e Onkologjisë në QKUK nuk ka dashur që të flas për çështje politike.

Ai është shprehur i gatshëm që t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë. Madje tha se për këtë çështje është i gatshëm edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Këtu jemi para Institutit të Onkologjisë dhe nuk besoj që pyetjet e juaja janë onkologjike. Për këto dhe të tjera, është i gatshëm që të përgjigjet edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu bashkë me mua, por jo këtu”.