OKB-ja nuk deshti t’i lejonte në sallë heroinat kosovare, Osmani refuzoi pjesëmarrjen pa ato

Katër heroinat kosovare Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Elhame Muçolli dhe Shyrete Tairi, u ishte ndaluar pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ani pse kishte leje për pjesëmarrjen e tyre.

Burime të gazetës online Reporteri kanë thënë se vetëm pas refuzimit të presidentes Vjosa Osmani që të hyjë në sallë pa ato, OKB-ja ka lejuar edhe prezencën e tyre.

Presidentja Osmani kishte ftuar katër gratë kosovare dhe gjatë fjalimit të saj, përmendi historitë e tyre për të argumentuar krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

“Vetëm pas insistimit të presidentes ato u lejuan të hyjnë në sallë”, kanë thënë këto burime.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka deklaruar se presidenti serb, Alexandar Vuçiq ka strehuar, mbrojtur dhe promovuar policët dhe ushtarakët që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

Vëmendje të madhe në fjalimin e saj rroku historia e Elhame Muçollit, të mbijetuarës së masakrës së Poklekut, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit në OKB, ka përmendur edhe historinë e Vasfije Krasniqit Goodman.

Osmani para presidentit serb Alexandar Vuçiq ka treguar se Krasniqi ishte vetëm 16-vjeçare kur u dhuna nga forcat e Sllobodan Millosheviqit.

Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është acaruar me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për t’i marrë si pjesë të delegacionit të Kosovës në seancën e KS të OKB-së, katër heroinat e vendit, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin.

Ai tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshidhënës të Osmanit.

Lini një Përgjigje