Kurti pas takimit me Thaçin: Për zgjedhjet mund të diskutojmë, për çështje tjera vetëm me shkrim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që ka pasur me Presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se fillimisht kanë biseduar rreth situatës me Koronavirusin dhe pastaj për atë institucionale.

“Vazhduam për situatën aktuale institucionale me ç’rast pyetjeve dhe përpjekjeve të Presidentit që ne të flasim për mundësitë për Qeveri dhe kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që është i drejti dhe i vetmi në bazë të Kushtetutës”.

“Nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës – që thotë se pas një mocionit të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti pas takimit.