Kurti për raportimet për tentim-atentat: Ka kërcënime nga individë e struktura që i kanë rrënjët në Beograd

U raportua se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me vrasje, ndërsa është përcjell me masa të rrepta në Shkup.

Por, kryeministri Kurti ka thënë se nuk është ndjerë i rrezikuar në Shkup, përkundër se ka mësuar se ka shumë kërcënime për të.

Para mediave, Kurti tha se gjatë qëndrimit në Shkup, ka pasur forca të shumta policore

“Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreha ai.