Kurti për rastin e Klan Kosovës: Ndjekja e rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregitisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës dhe kritikave të shumta që ka marrë ky vendim.

Kurti, përmes një shkrimi në Twiter ka thënë se ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, e jo një detyrë teknike.

“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është një detyrë ligjore, jo një “teknikalitet””, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti, iu është përgjgijur kritikave të shumta si nga vendorët ashtu edhe nga akterët ndërkombëtarë të mediave se ky vendim i MINT-it kërcënon pluralzimin mediatik.

Dhe zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka theksuar Kurti.

Kurti, gjithashtu, ka shtuar se organet kompetente që vendosin se a duhet të mbyllet Klan Kosova apo jo në një vend demokratik nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre”, ka shtuar ai.