Kurti publikon videon ku flet për propozimin e mandatarit që iu dërgua Presidentit, tregon se a ka marrëveshje me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, minuta më parë ka publikuar një video ku flet për propozimin e VV-së që i ka dërguar gjatë ditës së sotme Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ku VV propozon Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Kurti thotë se edhe këtë herë VV po e dërgon këtë emër pa një marrëveshje me LDK-në.

Ai shton se VV ka dërguar propozimin me shkresë tek Presidenti dhe tregon se nuk e ka propozuar ofertën e fundit të LDK-së, por që VV është e gatshëme për takime për përpjekjet e një marrëveshje.

Kurti thotë se nuk mund të kthehen më prapa për asgjë që ka ndodhur deri më tani.