Kurti s’e fut në agjendë takimin me Thaçin

Megjithëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se nesër do të pres në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duket se një takim i tillë nuk do të ndodhë.

Kjo pasi zyra e kryeministrit ka njoftuar për agjendën e Kurtit për ditën e hënë.

Në asnjërin prej takimeve që do të mbajë Kurti, nuk përmendet ai me presidentin Thaçi.

Thaçi përveç takimit me Kurtin ka njoftuar se do të pres edhe kryetarët e partive shqiptare parlamentare, për siç ka thënë ai, koordinimin e çëshjteve me rëndësi për vendin.