Kurti: Serbia po i shkel marrëveshjet nuk po i zbaton, marrëveshja bazike është njohje de-facto

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëveshjet me Serbinë për dialogun.

Në një intervistë të realizuar në CONTEXT të ATV-së, Kurti tha se marrëveshja bazike është njohje de-facto.

Kryeministri thotë se Serbia nuk po i zbaton dhe po i shkelë ato.

Ai ka kërkuar nga ndërmjetësuesit që ta sqarojnë këtë gjë.

“Marrëveshja bazike është njohje de facto. Problemi është që Serbia nuk po e zbaton dhe po e shkelë. Ajo duhet respektuar dhe duhet zbatuar. Në vend që të respektohet dhe të zbatohet, Serbia as s’po e zbaton edhe po e shkelë. Nuk më përket e vetëm mua të flas si palë në anën tjetër të tryezës, i përket ndërmjetësve që ta thonë këtë gjë hapur”, ka thënë Kurti.