Kurti takohet edhe me presidentin Meta

Në kuadër të Samitit Rajonal të Paqes që po mbahet në Tiranë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pasur takime edhe me kretët e shtetit shqiptar.

Të premten ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot është pritur në zyrë nga kreu i Shtetit, Ilir Meta dhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Meta shkruan se e uroi Kurtin sot për suksesin e zgjedhje.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen”, shprehet ai.