Kurti takohet me Metën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pritur në takim nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kurti dhe Meta kanë folur për dialogun por edhe për zhvillimet tjera në rajon.

Më poshtë shkrimi i plotë i Kurtit:

Bashkë me deputetin e VETËVENDOSJE!-s Liburn Aliu ishim sonte në takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Biseduam për situatën politike në Kosovë e Shqipëri, për dialogun e paralajmëruar me Serbinë si dhe për zhvillimet në rajon. Konstatuam bashkarisht që shtetet tona duhet të bashkëpunojnë e bashkërendohen sa më shumë në arenën ndërkombëtare, për integrimet evropiane e kombëtare si dhe për çështjet ballkanike.