Kurti takon ambasadorin e ri të Amerikës në Kosovë: Do të qëndrojmë në aleancë të palëkundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë ka mbajtur takimin e parë me ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffery Hovenier.

Kurti tha se “Kosova dhe SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë krah njëra tjetrës në një aleancë të palëkundur e të bazuar në histori dhe kërkesën e ndërsjellët për drejtësi e demokraci”.

Kujtojmë se ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery Hovenier është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, teksa tha se Amerika do ta mbështes Qeverinë e Kosovës në sundimin e ligjit dhe zhvillimin e institucioneve.