Kurti thërret mbledhjen e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur mbledhje të qeverisë.

Kjo do të jetë mbledhja e parë funksionale e qeverisë së re të udhëhequr nga Kurti, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, mbledhja do të mbahet në orën 16:00.

Sipas burimeve të lajmi.net,në rend dite të mbledhjes së sotme është është shqyrtimi i Projekt-rregullores për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive.

Pika e dytë e rendit të ditës do të jetë “e ndryshme”, ku ministrat mund të shtrojnë propozimet e tyre për vendime apo edhe shkarkime të mundshme.