Super Rashica kalon Kosovën në epërsi (video)

Kosova është duke luajtur ‘testin’ e dytë në kualifikimet e Euro 2020, kundër Malit të Zi, në Podgoricë.

Kanë mjaftuar vetëm 24 minuta që të zhbllokohet rezultati në këtë takim, rezultat që tash shkon në favor të Kosovës.

Ishte sulmuesi i Werder Bremen, Milot Rashica, ai i cili tundi rrjetën e malazezëve, kur po luhej minuta e 24 shkruan lajmi.net.

Me rezultatet momentale në Grupin A, Kosova renditet në vendin e dytë në grup.

Më poshtë mund ta shihni golin e shënuar nga Milot Rashica.

https://www.dailymotion.com/video/x7aimvl