Kurti urohet nga ambasadorët pas zgjedhjes Kryeministër

Kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti po urohet për postin e ri edhe nga ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në objektin e Kuvendit.

Ambasadori gjerman Christian Heldt, ai britanik Nicholas Abott dhe shefja e Zyrës së BE-së e kanë uruar dhe përshëndetur Kurtin, njofton Klan Kosova.

Po ashtu edhe ambasadori shqiptar Qemal Minzhozi ka uruar kryeministrin kosovar.