Fusha të presionit të lartë po zhvendosen mbi rajonin tonë, ndërsa masat e ftohta ajrore mbeten prezente edhe ditëve të ardhshme.
Nën këto kushte meteorologjike, do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë.
Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e nëpër vise të ulëta me mundësi edhe për mjegullinë.
Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet, ngase nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror dhe do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare e të pashëndetshme.
Temperaturat do të sillen nga 0 deri në -8 gradë Celzius.
Sot do të fryjë erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 1.