Kurti viziton fabrikën e vetme në Kosovë që prodhon panele diellore

Në Jaha Solar, fabrikën e parë dhe të vetme që merret me prodhimin e paneleve diellore, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti, së bashku me kandidatët për deputetë, Avni Zogiani, Albana Gashi, Jeta Statovci dhe Hysen Durmishi, ishte për vizitë dje, ku edhe u njoftua me prodhimtarinë dhe nevojat e këtij biznesi.

Me një rrezatim diellor prej 1400 orëve, 500 orë më shumë sesa vendi më i mirë në Gjermani, Kosova është një vend tejet i përshtatshëm për përdorimin e paneleve diellore. Për më tepër, me një prodhimtari vendore të kësaj cilësie, dhe me punëtorë profesionistë çfarë pamë në këtë fabrikë, po të mos ishin disa pengesa Jaha Solar do të bëhej lehtë shembulli i eksportit në Kosovë e rajon. Qeverisja e ardhshme do të sigurohet që prodhimtaria vendore të ketë lehtësime e jo pengesa në të ardhmen e saj.