Kurti: Vuçiqi do që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por ky tren ka ikur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po dëshiron që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, kryeministri ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovë është për shkak të “panikut të Beogradit”.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.