UEFA ndalon dy lojtarët e Kosovës për teste të dopingut

Sipas një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti i janë nënshtruar një testi të dopingut menjëherë pas ndeshjes me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri”

Dy lojtarë të Kosovës janë ndalur për kontrolla të dopingut menjëherë pas ndeshjes për kualifikime me Malin e Zi, të cilën Kosova e fitoi 2 me 0.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i lojtarit të përfaqësueses, Amir Rrahmani, në rrjetin social Instagram.

“S’ka festë për ne. Koha e dopingut”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi së bashku me Alitin.