Kurti: Zbatoni masat qeveritare, numri i të infektuarve mund të rritet edhe më shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat qeveritare që ta mundin koronavirusin.

Kurti këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se çfarë masa janë ndërmarrë mbrëmë në mbledhjen e qeverisë.

Ndër të tjera, ai ka thënë që është e domosdoshme që zbatohen masat e qeverisë pasi numri i të infektuarve mund të rritet edhe më shumë.

“Rritja e të infektuarve është shtuar për 26 veta mbrëmë. Mund të rritet edhe më shumë, prandaj është e domosdoshme që të gjithë t’i ndjekim vendimet e Qeverisë dhe udhëzimet e profesionistëve”, ka shkruar Kurti.