KQZ jep të dhënat për votuesit deri në 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë shifra të tjera të përditësuara për votimin deri në këto momente.

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxha tha se deri tani procesi ka vijuar normalisht dhe se pjesëmarrja deri në orën 15:00 ka qenë 15.5%, pra kur kanë ngelur ende edhe 4 orë nga orari zyrtar i votimit.

Në total kanë votuar 546 388 zgjedhës, Tirana me numrin më të madh të votuesve.