Kusari-Lila paralajmëron kallëzim penal ndaj Simiqit e “Nacionales”

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se është në përgatitje të dy kallëzimeve penale ndaj ish-deputetit Sllavko Simiq dhe portalit “Nacionale” për shkak të përgjimeve që e implikon atë me zyrtarë të Listës Serbe.

Këto incizime, ajo i ka quajtur të jashtëligjshme, me ç’rast deklaroi se është prononcuar edhe më herët.

“Kishim një debat mbi kërkesën e opozitës për të diskutuar mbi incizimet e jashtëligjshme edhe në krejt diskutimin çdo ditë pas publikimit jam deklaruar dhe nuk kam hezituar, qoftë të gazetarëve por edhe të opinionistëve. Pyetjet që kanë qenë janë më shumë të natyrës spekulative e që kanë për synim goditje politike”, raporotn eo.

“Opozita natyrisht e ka mundësinë që ta thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë por incizime të jashtëligjshme. Kam përgatitur dy kallëzime penale, një për ish-deputetin Sllavko Simiq dhe një për portalin ‘Nacionale’”, tha Kusari-Lila.