Kusari-Lila: Serbët në veri me lot në sy i dorëzuan ID e tyre të punës

Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari Lila tha se kanë informacione që serbët me lot në sy i kanë dorëzuar ID, pra kanë nënshkruar dorëheqjen nga vendet e tyre të punës.

Kusari Lila në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se serbët në veri janë kërcënuar dhe janë detyruar që të japin dorëheqje nga vendet e tyre të punës.