Kusari-Lila: Sindikalistët se kanë lexuar projektligjin për paga

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se pas mosfillimit të mësimit kanë dalë shumë probleme të cilat po ndikojnë tek fëmijët, por edhe tek familjet.

“Greva po shkakton dëm duke i mbajtur të mbyllur shkollat. Sot kur ne po diskutojmë në kuvend, e kemi SBASHK që thotë nuk kanë pasur rastin të shohin projektligjin e pagave. Si mund të diskutojmë me ata që nuk e kanë parë projektligjin që është në diskutim publik”, theksoi ajo.

Sipas saj nuk ka munguar qasja e kryeministrit dhe e qeverisë për zgjidhjen e ngërçit.

“Përpjekjet e qeverisë janë të vazhdueshme, ne këtu nuk jemi palë por mund të japim ide”, theksoi ajo.

E para e VV-së, në Kuvend, Kusari-Lila, ka kritikuar partitë opozitare se nuk kanë bashkëpunuar me pozitën, edhe për ratifikimin e një marrëveshjen ndërkombëtare e cila do të mundësonte të kemi edhe reformë të sistemin pensional dhe skemave sociale të Kosovës.