Gazeta turke përkujton rënien heroike të familjes Jashari (video)

Gazeta turke “Yeni Safak” në çdo 5,6 dhe 7 mars përkujton rënien heroike të komndatantit legjendar Adem Jasharit, dhe familjes së tij, në përballje me serbët.

Në një storie të kushtuar familjes Jasharit, thuhet se më 1991 kanë pasur përplajen e parë me serbët, me ç’rast pat viktima nga të dy anët.

Më 1998 ishte hera e dytë që agresori serb sulmoj familjen Jashari në Prekaz.

“Sot është 22 vjetori i Masakrës së Prekaz, që u zhvillua në shtëpinë e liderit legjendar Adem Jashari dhe vranë më shumë se 50 njerëz”.

Gazeta turke shkruan se kjo ka qenë her e parë që është bërë kundër ushtrisë serbe.

Tutje në storien e përgatitur nga “Yeni Safak” thuhet se Jasharët këtë herë ishin të armatosur me armë më të rënda, si dhe tregon shuarjen e familjes Jashari dhe vdekjen e musafirëve që kanë qenë atë natë në kullë.

Shikojeni të plotë storien: