Kush deshi ta vriste Rugovën, flet Sabit Geci

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka thënë se është përballur me akuza për tentim vrasje të ish-Presidentit Rugova, por sipas tij këto akuza ishin të pavërteta pasi asnjëherë s`ka qenë pjesë e ndonjë grupeve të tilla.

Një ndër enigmat që sot e kësaj dite mbetën nën hije, janë tentim vrasjet ndaj Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka thënë se është përballur me akuza për tentim vrasje të ish-Presidentit Rugova, por sipas tij këto akuza ishin të pavërteta pasi asnjëherë s`ka qenë pjesë e ndonjë grupeve të tilla.

“Kjo është një ndër propagandat me të cilat përballesha mbas luftës. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë grupi. E jo e jo të ndonjë grupi që ka desht me vra Rugovën.

Meqë jeni tek te kjo pikë, dëshira ime është që sa më parë të hetohen nga të gjitha organet e drejtësisë të gjitha vrasjet e pasluftës. Qysh nesër le t’ia nisin. Se kam hiq problem sepse e di – së paku për vetën – që s’kam marrë pjesë dhe as që do t’kisha marrë pjesë ndonjëherë”, ka thënë ai për BotaSot.