Shakaja e analistit kosovar me ambasadorin austriak: Na e boni kryemnistrin për ortoped

Analisti kosovar, Bekim Kabashi ka publikuar një video në Facebook, të takimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti, me ambasadorin austriak Christoph Weidinger, të cilët shtrengojnë duart papushim.

Kabashi ka komentuar atë shtrëngim duarsh me shaka, duke thënë se amabasadori austriak e bëri Kurtin për mjek, pasiqë austriaku nuk i lëshon dorën kryeministrit dhe i shtrëngon fort.

“Çfare austriaku, na e boni kryeministrin për ortopedi”, ka shkruar Kabashi.

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger.

Në takim, u shprehën urime e suksese të përzemërta nga ambasadori austriak z.Christoph Weidinger, dhe ndër të tjera Kryeministri Kurtit iu ofrua bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe ndihmë të pakursyer në edukim, sidomos në punësimin e grave, zhvillimin ekonomik me theks të veçantë investimet e huaja dhe integrimin evropian.

Kryeministri Kurti ka falënderuar ambasadorin austriak z. Weidinger për mbështetjen dhe afërsinë që e ka treguar ai personalisht, por edhe i gjithë shteti i tij në përgjithësi.