Moti sot në Kosovë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta lokale gjatë ditës. Mëngjesi pritet të jetë me acar deri në -10 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës rritje e temperaturave deri në 9 gradë Celsius.

Të hënën na pret mot plotësisht i kthjellët dhe me rreze të shumta diellore. Temperaturat në mëngjes ende do të jenë nën 0 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 12 gradë Celsius. Në Shqipëri deri në 16 gradë Celsius.

Të martën dhe të mërkurën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugperëndimi të cilat pritet të ndikojnë në rritjen e temperaturave. Nga e enjta ulje e sërishme graduale e temperaturave, ndërsa afër fundit të javës ka gjasa për reshje të reja bore.