Kush e vrau ish-policin në Tiranë? Artan Hoxha nxjerr disa emra

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “45 minuta” në “Report Tv” ka zbuluar emrat e tetë personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në Tiranë në fund të gushtit.

“Në kërkim janë; Leonard Duka, Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni dhe tre të tjerë që besoj se është shpejt akoma për të nxjerrë tani. Nëse na del një person me nofkën ‘Docka’, si është e mundur që ky nuk është kapur?” tha ai.

Hoxha zbuloi detaje të reja për porositësit dhe autorët e vrasjes së Santiago Malkos në Tiranë në fund të muajit gusht.

“Gushti shkoi me ngjarje janë vranë bosë të grupeve kriminale, kanë dalë të rinj, që janë shumë aktiv dhe të ashpër, kanë potencial të madh monetar dhe aktivitetin kryesor e kanë jashtë, në Shqipëri mbledhin kufoma. Do të kemi mundësi në vijim ta shpjegojmë edhe me detaje. Santiago Malko është përfshirë në shumë episode. Vrasja e tij krijoi një problem të ri në Tiranë, kemi hyrë në një fazë të re, është vetëm fillimi i një serie ngjarjesh. Kjo duhet të jetë cështja primare, pasi paralajmëron një seri ngjarjes, që uroj mos të ketë pasoja te njerëzit e pafajshëm. Në rastin konkret. Deri tani rezulton të jetë vrasje me pagesë. Tetë muaj para, agjencitë ishin në dijeni duke vendosur shpërblim për vendndodhjen e tij. Në prill, në 7 apo 8 prill kapet një grup

para se të ekzekutonte një person, objektiv ishte Santiago Malko, atëherë u kap një BMW seria 7 me targa ruse.

Ky grup që u bë zhurmë u lirua në një kohë të shkurtër. Nuk e di si prokurorët hodhën poshtë provat. U pagua një çerek milioni euro që ai grup të ishte në rrugë. Pas 5 muajsh kemi vrasjen e Santiago Malkos. Në vijim do të nxjerrim edhe videot e dinamikës si u vra. Janë tre makina në vendin e ngjarjes. Një atentat që ka 8-10 persona. Autorët operuan me tre mjete. Kjo do të thotë se goditja e Malkos ishte prioritet, për atentatin rezulton se u paguan 300 mijë euro, vrasësit dyshohet se janë nga Vlora dhe dyshohet se morën pjesë në vrasjen e Edison Harizajt dhe të njëjtët që goditën Ferdinand Llanajn në Vlorë. Pra kemi porositët dhe ekzekutorët. Në atentat kanë qenë ekzekutorët në vete dhe ndihmësit, pjesa e grupit organizator për ti ndihmuar që të mos dështonin. Santiago Malko duhet të ekzekutohej” tha ai.