Kush është djali që sot i reagoi Trendafilovës?

Quhet Dren Gashi. I lindun dhe i rritun në Prizren. I shkolluar në Prishtinë.

Imazhi i tij shfaqet edhe në dokumentarët e medieve ndërkombëtare, kur bashkë me bashkëluftëtarë, krejt i ri, po hynte në Prizren si çlirimtar.

Si djalë qyteti, Dreni ishte vetëm 17 vjeç kur iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte model i guximit dhe shkathtësive ushtarake në Zonën Operative të Pashtrikut, Brigada 125. Sot, Dreni është po aq i shkathët në teknologji informative. I zëllshëm në përpunimin e të dhënave statistikore të popullsisë së Kosovës. Dreni, siç thotë edhe vetë, foli e protestoi si qytetar i lirë, jo si anëtar i ndonjë subjekti politik.

Ai për Demosin tha: “Trendafilova kishte ardhë për të dhënë mesazh për dëshmitarët, se janë të sigurt dhe se kanë infrastrukturë për mbrojtjen e tyre!! E habitshme!

Unë thjesht e pyeta dhe njëkohësisht konstatova se si vetë Gjykata i ka rreziku dëshmitarët prej nga kanë dalë edhe dokumentet Top Sekrete”, përfundoi ai, përderisa na sugjeroi ta ndiqnin videon ku ai shihet duke reaguar dhe lëshuar sallën ku po mbahej konferenca për shtyp.