KQZ: Deri tani janë rinumëruar 31% e vendvotimeve

Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ, tha se gjatë ditës së shtunë janë rinumëruar 134 vendvotime.

“Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, ka thënë Elezi për klankosova.tv.