Kush është Josep Borrell, ndërmjetësuesi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Këshilli Evropian ka nominuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell që të zëvendësojë Shefen e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini.

Borrell ka lindur më 24 Prill 1947 në një fshat të vogël në Pirenezët Katalanas, Borrell është djali i një furrtari që e shoqëronte të atin për të shpërndarë bukë nëpër fshatra me gomar.

Ai ishte student i ndritshëm, fitoi disa bursa të cilat e lejuan atë të merrte një diplomë në inxhinieri aeronautike në Madrid, pastaj një diplomë master në Universitetin Stanford në Shtetet e Bashkuara dhe një master tjetër në Paris. Ai gjithashtu ka një diplomë doktorature në ekonomi.

Borrell është baba i dy fëmijëve nga martesa e parë me një grua franceze që ai u takua ndërsa punonte në një fermë në Izrael, Borrell ka qenë në një lidhje për dy dekadat e fundit me Cristina Narbona, presidente e Partisë Socialiste.

Ai shërbeu si zëvendësministër i financave dhe më pas ministër i punëve publike nën ish-kryeministrin socialist Felipe Gonzalez, i cili ishte në pushtet midis 1982 dhe 1996.

Borrell u zgjodh drejtues i partisë në 1998, por ai hoqi dorë nga pozicioni vitin e ardhshëm para një zgjedhje të përgjithshme në 2000 për shkak të një skandali financiar që përfshinte dy ish-bashkëpuntorët e tij kur ai ishte zv/ministër i financave.

Para se të kthehej në vijën e parë të politikës kombëtare vitin e kaluar, Borrell ishte anëtar i bordit të grupit të energjisë së rinovueshme Abengoa.

Vitin e kaluar, ai u gjobit me 30,000 euro (34,000 dollarë) për tregtim të brendshëm pasi shiti aksione në grup në vitin 2015 pak para se të njoftonte se ishte në prag të falimentimit.