Kush është kosovari që mori gradën ‘oficer i lartë’ në ushtrinë suedeze

Shqiptarët çdoherë e më shumë po dëshmojnë veten me sukseset e tyre. Ndonëse jashtë kufijve të atdheut, ata përherë arrijnë që me punën e tyre të lënë gjurmë në vendet ku jetojnë, përcjell albinfo.ch.

Së fundmi, Adonis Shala, me origjinë nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ka arritur që me një përkushtim të madh dhe dashurinë për profesionin që kishte zgjedhur, të gradohet në oficer specialist dhe rreshter në ushtrinë suedeze.

Familja e Adonis Shalës është me prejardhje nga Peja, kurse vetë Adonisi është lindur dhe rritur në Stokholm. Ai ka disa vjet që i është bashkuar ushtrisë suedeze.

Kujtojmë se më herët Adonisi ka qenë në oborrin Mbretëror të Suedisë, për t’i bërë rojë princit.