Shqipëria triumfon ndaj Polonisë, merr pozitën e parë në tabelë

Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur me rezultat 2-0 Poloninë, me çka renditet në pozitën e parë në grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Republika Çeke që ka një ndeshje më pak.

Kuqezinjtë janë në rrugë të mirë për t`u kualifikuar në Evropianin e vitit 2024.

Autor të këtij trepikëshi janë dyshja, Jasir Asani dhe Mirlind Daku. Asani gjeti golin me goditje nga distanca në minutën e 37-të, kurse Daku në atë të 62-të.

Dy pozitat e para në secilin grup fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian.

Shqipëria e pret më 12 tetor në shtëpi Republikën Çeke.