Lushtaku: Ja me cilën deklaratë e kuptova se Albin Kurti me mujtë, krejt ushtarët e UÇK-së i çon në burg

Sami Lushtaku, thotë se është tmerruar kur e ka lexuar Albin Kurtin t’i ketë thënë Hashim Thacit “shko në Hagë”.

Ai ka thënë se Albin Kurti, pas kësaj deklarate, tregon se ‘me mujtë krejt ushtarët e UÇK-së i çon në burg’.

“Albin Kurtin kur e kam dëgju tuj i thanë Hashim Thacit shko në Hagë, tepër e ulët, ni lider politik.Kush? Albinin, unë thash kur e kam ni deklaratën e Albin Kurtit ndaj Hashim Thacit jo pse është kryetar i një partie, pork a qenë udhëheqës i UCK-së, kjo për mu është tmerrueshme o gazetar, me mujtë ai tanve në burg na con”, ka thënë Lushtaku.