Kushërinjtë e moshës së njëjtë kanë një lidhje speciale me njëri-tjetrin, psikologët shpjegojnë pse

Nëse e mendoni kohën e kaluar, ju ndoshta do ta kujtoni fëmijërinë me shoqërinë që keni pasur, ata persona që ju keni besuar për herë të parë.

Po dhe këta persona kanë qenë kushërinjtë tuaj. Ju ndoshta keni kushëri të cilët kanë qenë të lindur përreth kohës së njëjtë me ju. Këta persona janë më të rëndësishmit për ju. Kanë qëndruar pranë jush që nga dita e parë dhe ende janë shoku/shoqja më e mirë për ju.

Këtu do të shpjegojmë pse e krijoni këtë lidhje speciale me kushërinj të cilët janë në moshë të njëjtë me ju, raporton “Bright Side”.

Ndjeheni sikur jeni motër/vëlla

Ju dhe kushërinjtë tuaj ndani gjakun e njëjtë. Ata janë motra dhe vëllezër që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi me ju. Kjo, shpesh mund të jetë pozitive sepse nuk përfshiheni në argumente dhe përleshje, sikur që përfshiheni me motrat dhe vëllezërit tuaj. Në fakt, nëse keni pasur ndonjë argument me këta të fundit, ju mund të flisni me ta.

Ju ndani së bashku kujtime të fëmijërisë

Kushërinjtë tuaj dhe ju jeni rritur në të njëjtin vend dhe të në njëjtën mënyrë. Ju përgjithmonë do t’i kujtoni gjërat që keni kaluar së bashku dhe kujtimet e para.

Keni kaluar në fazën e adoleshencës së bashku

Sikur gjatë fëmijërisë, po ashtu ju keni kaluar edhe këtë fazë së bashku. Ju keni ndarë arritjet e juaja të para si adoleshentë dhe i keni ndihmuar njëri-tjetrit të i përballoni sfidat e shkollës së mesme. Ju i keni treguar njëri tjetrit për simpatinë e parë dhe ata kanë bërë të njëjtën gjë.

I keni treguar sekretet njëri tjetrit

Ju e dini që sekretet e juaja janë të sigurta me ta. Ju mund t’i tregoni çdo gjë njëri-tjetrit, ata janë dëgjuesit më të mirë dhe ua japin këshillat më të mira.