Kushtetuesja e Speciales rrëzon amendamentet e propozuara nga Thaçi

Dhomat Kushtetuese kanë rrëzuar amendamentet e propozuara të ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me mandatin e Gjykatës Speciale. Sipas një aktgjykimi të nxjerrë të enjten, amendamentet e propozuara nga Thaçi pakësojnë të drejtat dhe liritë e garantuara prej kapitullit II të Kushtetutës.

Në një njoftim për media, Dhomat Kushtetuese kanë thënë se mandati i Dhomave të Specializuara dhe ai i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë deri sa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

Në fund të muajit gusht, presidenti Thaçi u kishte kërkuar deputetëve që t’ua zgjasin mandatin Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Këtë kërkesë e ka bërë në një adresim qytetarëve të Kosovës, duke thënë se beson që deputetët do ta përkrahin këtë iniciativë të tij.