Kuvendi e voton në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Me 64 vota për ka kaluar në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

Kuvendi i Kosovës ka votuar në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19. Ky projektligj, është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në seancën e së hënës, për herë të shtatë.

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, që më 22 korrik u miratua në Qeverinë e Kosovës, kap vlerën e 385 milionë eurove. Ky projektligj synon që përmes politikave fiskale dhe monetare, t’iu ndihmojë bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.