Kuvendi i PD-së miraton hedhjen në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha

Kuvendi kombëtar i PD, i cili është duke u mbajtur në Air Albania, mori vendimin të hedh në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit aktual të partisë Lulzim Basha.

Po ashtu, Kuvendi anuloi thirrjen e kuvendit kombëtar të thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Votimi i fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës, për thyerje të rënda statutore, pritet të mbahet gjatë ditës së sotme, ndërsa më 18 dhjetor pritet të ratifikohet me referendum kjo vendimmarrje, shkruan A2CNN.